Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se nga kontrolli brenda kampit të Mek janë sekuestruar pajisje të paligjshme. “96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 2 tableta, 2 karta memorie dhe materiale që u tentuan të digjeshin” tha ai.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh sot se pavarësisht asaj që ndodhi sot, grupi i MEK-ut nuk do të dëbohet nga Shqipëria. Ai kërkoi që të respektohen ligjet në vend.
“Nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do të rrinë edhe i mbeten marrëveshjes për qëllime humanitare, do të rrinë. Marrëveshja do të vazhdojë por duhet të ketë reflektim nga ata për zbatimin e ligjit në Shqipëri. Me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati për të zbatuar ligjet në Shqipëri. Por nuk do ta prishim marrëveshjen” tha ai.
Por për çfarë po hetohen? “Prokuroria ka filluar disa çështje penale. Nuk është ministri apo drejtori që të thonë çfarë krimi kanë kryer apo për çfarë dyshohen” tha ai.
Por është konsultuar Shqipëria me SHBA-në përpara ndërhyrjes? “Dua t’i bëjmë të qartë këshillit në Paris, që nuk ka pasur dhunë në asnjë moment. E kundërta ka ndodhur. Ta kenë të qartë se vendimet e vendimet e gjykatës nuk diskutohet dhe kundërshtohen, por zbatohen. Deklarata për dhunë duhet të tërhiqet pas. Amerikanët janë partnerët tanë më të ngushtë, ne jemi në një linjë për zbatimin e ligjit” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post