Sharr Jakupi, shef i stafit në kabinetin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që po udhëtojnë drejtë Kosovës.
Sipas tij, në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinje dhe në Merdar, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
Jakupi theksoi se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë apo rrugët përmes Maqedonisë Veriore.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, shkroi ai në Facebook.
“Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni njoftimet nga Policia e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”.
Ndryshe, disa qytetarë serbë kanë bllokuar qarkullimin e makinave në fshatin Rudar të Leskocit, rreth 20 kilometra larg kufirit me Kosovën.
Rreth 30 kamionistë nga Kurshumlija kanë bllokuar rrugën kryesore Nish-Podujevë në fshatin Rudare.
Telegrafi raportoi se rreth orës 19:00, disa vozitës serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po i lënë kamionët me targa të Kosovës të shkojnë tutje për në Serbi.
Diskutime rreth kësaj post