Lionel Messi do të shkojë në Arabinë Saudite, por jo si futbollist, pasi zgjodhi të vijojë karrierën tek Inter Miami. Argjentinasi do të jetë një turist në vendin e Lindjes së Mesme dhe për këtë do të paguhet. Messi do të marrë në 3 vite më shumë se 22 milionë Euro shpërblim që të reklamojë Arabinë Saudite sipas gazetës “New York Times”. Ai duhet të kalojë të paktën 5 ditë në vit atje dhe të postojë foto në profilet e tij në rrjetet sociale.
Ministria e Turizmit në Arabinë Saudite do t’i ofrojë qëndrimin në hotelet më të mirë të vendit madje të ftojë deri në 20 shoqërures familjarë apo miq.
Lionel Messi do të marrë pjesë gjatë qëndrimit edhe në aktivitete bamirësie. Në fakt pak kohë më parë ai shkoi në këtë vend bashkë me familjen si pjesë e marrëveshjes.
Arabia Saudite po orientohet drejt turizmit, ndërsa synon edhe organizimin e Botërorit në 2030 dhe prania e Messi do ta bënte këtë më të lehtë.
Diskutime rreth kësaj post