Benet Beci ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetari i Bashkisë Shkodër. Me betimin se do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike që ata kanë, Beci premtoi se do ti shkojë deri në fund projekteve të premtuara.
Gjithashtu, ai tha se do të gjejë mundësitë për të punuar për të gjithë qytetarët dhe se dera e Bashkisë së Shkodrës do të jetë e hapur për të gjithë.
“Të nderuar këshilltarë pvarësisht përkatësive ky këshill është përfaqësuar me shumë grupime politike, te ju shoh të zgjedhurin e kësaj bashkie, ku duhet të dëgjohet fjala e të gjithëve, nuk ka qytetar të dorës së tyre, sa larg nga bashkia janë, janë familjarë apo familje të forta apo të mëdha apo të ardhur rishtas në qytet. Do të gjej mundësinë më të mirë për të punaur për të gjithë ata, për fëmijët tanë dhe të punojmë pa asnjë ngurim për çdo grup. Kjo është Bashkia e shkodraneve dhe dera është e hapur për të gjithë. Prej sot jemi në shërbim të tyre me dinjitet rregulla dhe përkushtim”, tha Beci.
Benet Beci i dhuroi më 14 Maj socialistëve për herë të parë fitoren në këtë bastion i cili historikisht ka qenë blu. Me një diferencë të konsiderueshme votash, Beci la pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia.
Diskutime rreth kësaj post