Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës në veri ditëve të fundit. Ai ka thënë se ky është kusht për vazhdimin e dialogut ndërsa sa i përket ftesës së Borell për takim urgjent gjatë javës së ardhshme ka theksuar se nuk ka vendosur ende.
Kreu i shtetit serb e bëri këtë deklaratë pas thirrjes nga Uashingtoni për lirim të pakushtëzuar të tre policëve pasi ata po mbahen me akuza të rreme.
Aleksandar Vuçic ka akuzuar Perëndimin se i lejon gjithçka kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
“Këtu vijmë te vendimi thelbësor i vendeve perëndimore, për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm. Ata lejojnë pushkatimin e serbëve, keqtrajtimin dhe bullizmin e serbëve. Dhe Kurtit i lejohet gjithçka”, tha Vuçic ndersa shtoi se “Kundër Serbisë po zhvillohet një luftë hibride”.
Presidenti serb tha se ndërkombëtarët i thonë atij se Kosova “është shtet sovran” dhe se nuk mund ta ndalojnë. “Sido që të bëjmë, sado të mirë dhe konstruktivë të jemi, përpiqemi ta përmirësojmë pozicionin, të gjejmë zgjidhje, në thelb nuk do të na ndihmojë kurrë. Jo për asgjë. Për asgjë. Në fund, ata gjithmonë do të na thonë ‘epo nuk mund ta ndalojmë, është shteti sovran i Kosovës, nuk mund t’i ndalim veprimet e tyre’. Pra, pse jeni atje?”, tha Vuçic
“Ai provokon, do konflikt, do luftë me çdo kusht”, tha ai, duke folur për Kurtin.
Diskutime rreth kësaj post