Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj këtë të shtunë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Toskana të Italisë.
Të ftuar në dasmën e çiftit ishin familjarët e dyshes, miqtë e tyre më të ngushtë si dhe disa nga kolegët e tyre.
Një ndër të ftuarit specialë të çiftit ishte edhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj së bashku me bashkëshortin Bes Kallaku dhe vajzën e tyre Ajka.
Në këtë ditë të veçantë Xhensila i kushtoi shumë rëndësi paraqitjes së saj, teksa kishte veshur një fustan me lule, kopsa dhe një rrip në mes.
Mirëpo ajo bëri xing me këngëtaren e njohur Keisi Tola, pasi disa ditë më pare ajo kishte veshur të njëjtin fustan në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.
Fustani është i markës “Zimmerman”, i cili kushton 895 dollarë.
Diskutime rreth kësaj post