Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara, vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 13°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Berat 34°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Pritet rritje e vlerave barike në Republika e Kosovës, duke sjellë dominim të motit të kthjellët në të gjithe territorin por pasditja do të ketë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante edhe gjatë natës.
Maqedonia e Veriut
Dita e hënë, përgjatë gjithë 24-orëshit në Republikën e MV paraqitetnën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta si pasojë e presionit të lartë atmosferik ndërsa orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave.
Evropa
Pothuajse i gjithë kontinenti evropian do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Konkretisht, dielli do të mbizotërojë në gadishullin Iberik, gadishullin skandinav si edhe gadishullin e Ballkanit ndërsa me vranësira dhe shira ku herë pas here në formë shtërgatash do të dominohen në; ishujt britanikë, Evropa Qendrore si edhe brigjet e Detit të Zi.
Diskutime rreth kësaj post