Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon për ndërhyrje në politikën e brendshme të Kosovës lidhur me situatën e krijuar në veri. Në një postim në “Facebook”, Berisha e cilëson Ramën si një anti-kombëtar, teksa thotë se ai është bashkëpunëtor i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Për ish-kryeministrin nuk është rastësi që tre policit e Kosovë u rrëmbyen nga forcat serbe dhe anulimi i mbledhjes së qeverisë shqiptare me atë të Kosovë në Gjakovë. Sipas Berishës, Rama do të dërgonte në Serbi ministren e Jashtme, Olta Xhaçka për të marrë tre policët e rrëmbyer. Por sipas tij, Vuçiç vendosi që të mos i dorëzojë.
Ai shkruan se Rama po bën përpjeke për të normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë që të lehtësojë veten e tij nga dosja “McGonigal”.
Diskutime rreth kësaj post