4 anëtarë të një familjeje nga Kosova përfunduan me makinë në lumë rreth orës 15:20 të së shtunës, në aksin rrugor Shkup-Bllacë, në Maqedoninë e Veriut. Makina BMW ku udhëtonte familja Pacolli, përfundoi në lumin Lepenc, pasi u përplas me një tjetër automjet.
Kërkimet nisën prej pasdites së djeshme. Nga 4 personat që ndodheshin në automjet, u arrit të shpëtohej një 20-vjeçar i cili u dërgua në spital.
Në operacionin për gjetjen e familjes që udhëtonte drejt Prishtinës janë angazhuar autoritetet maqedonase e ata nga Kosova, por edhe vullnetarë.
Klan Macedonia po e ndjek nga afër këtë ngjarje dhe raporton se gjatë orëve të pasdites së sotme, autoritetet gjetën një automjet në lumë, pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Dyshimet janë se makina i përket familjes nga Kosova. Aktualisht vijon operacioni për nxjerrjen e mjetit nga uji, siç shihet edhe në këto pamjet që përcjell drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes Klan Macedonia.
Diskutime rreth kësaj post