Shkrimtari i madh Ismail Kadare, është nderuar me titullin “Ukshin Hoti” në komunën e Rahovecit, Komuna e Rahovecit në një ceremoni rasti, ka vlerësuar me dekoratën “Ukshin Hoti”, shkrimtarin tonë të shquar Ismaili Kadare.
Aty u kujtua komunikimi i Kadares dhe Ukshin Hotit, në kohën kur ky i fundit ishte në burg.
Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humb tek të gjithë në Kosovë.
Bashkëshortja e Ismaili Kadare, shkrimtarja Helena Kadare, tha se Ukshin Hoti është një njeri që besoi dhe luftoi për ide, duke besuar në një forcë të jashtëzakonshme që është në shpirtin e këtij vendi, të cilin historia e ka ndëshkuar vazhdimisht.
Ajo shtoi se gjithë veprimtaria e Ukshin Hoti, janë një testament i rëndësishëm mbi të cilin duhet të vijojë puna për Kosovën demokratike që sheh drejt Evropës.
Diskutime rreth kësaj post