Katërmbëdhjetë persona u vranë dhe të paktën 20 u plagosën, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys të shtunën në një autostradë në provincën Punjab, në Pakistanin lindor.
Mes të vdekurve janë pesë gra dhe tre fëmijë.
Mediat lokale raportpjnë se shkak i problemit, duket se ka qenë një defekt me frenat e autobusit.
Për shkak të problemit me frenat shoferi humbi kontrollin e mjetit, tha një zëdhënës i policisë për Xinhua.
Autobusi ishte nisur nga kryeqyteti Islamabad për në Lahore.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes dhe i dërguan të plagosurit në një spital aty pranë.
Disa prej tyre janë shtruar në spital në gjendje kritike.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif , shprehu dhimbjen e tij të thellë për aksidentin fatal, ndërsa kërkoi hetim të detajuar për shkaqet e aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post