Biznesmeni Gjergj Luca, u është përgjigjur me ironi, atyre që e sulmojnë si të lidhur me Edi Ramën, ku në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet buzë detit, Luca thotë se në fillim i thonin ‘maloku i Salës’, e tani ‘komunisti i Ramës’ e madje edhe ‘qeni i Draganës’, meqë ka bërë thirrje për Open Ballkan.
Luca nënvizon se gjeti respektin tek Edi Rama dhe se e quan atë mbrojtës të së djathtës.
Postimi:
“Përshëndetje miq nga deti pa kufi! Po përgatitemi sot për të zën peshkun e Lucës. Kryevepër janë këto fjalë. Kam 32 vjet që punoj e në fillim më thonin maloku i Salës tani me thonë komunisti Edit, ndërsa ajo pjesa tjetër kur bërtas për Open Ballkanin me thonë ky qeni i Draganës i presidentit të Serbisë se dua të hapen kufijtë që të ecë tregtia, ekonomia, se dua që nëpërmjet njëjësve, nëpërmjet bisedave të mbulohen plagët e tallavave politike që ndodh në Ballkan. Nuk kam as në fis të nonës dhe as të babës asnjë komunist. E gjeta unë respektin tek Edi Rama dhe e quaj Edi Ramën mbrojtës të së djathtës. Çohen qentë nga krahu tjetër”,– shprehet Luca.
Diskutime rreth kësaj post