Lidhur me video-skandalin e publikuar një ditë më parë, ku shfaqej kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, teksa kryente marrëdhënie seksuale me një femër, janë zbardhur detajet të reja nga hetimet e SPAK.
Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se sipas ekspertëve të SPAK, video është më e gjatë sesa 2 minutat që janë bërë publike.
Dyshohet se në pjesën tjetër të videos, janë diskutuar çështje të tjera që mund të rëndojnë pozitën e Gjicit përballë drejtësisë.
Më konkretisht nëse a është premtuar ndonjë favor në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Për të shkuar tek akuza e “shpërdorimit të detyrës”, SPAK duhet të provojë interesin e vajzës në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm që duhej të merrte firmën e kryetarit të bashkisë, e më pas në shkëmbim kryerjen e aktit intim në zyrën e tij.
Diskutime rreth kësaj post