Martesa ishte tema që diskutuan mbrëmjen e djeshme në studion e “Më lër të flas”, ndaj edhe martesa e kësaj fundjave që do të celebrohet në Toskana, s’mund të mos ishte pikë diskutimi.
Por mungesa e Zhaklin Lekatarit në dasmë, gjithashtu.
Moderatorët folën dhe për dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që kurorëzohen ditën e sotme në Itali dhe pyetën Krist Dragot dhe Zhaklin Lekatarin nëse janë të ftuar.
Të dy thanë se nuk kanë marrë një ftesë.
Donaldi: A të kanë ftuar.
Kristi: “Si ta them… nuk më kanë ftuar”.
Romeo: Po ti Zhak?
Zhaklina: “Jo, nuk më kanë ftuar”.
Donaldi: Po Arbri do jetë?
Zhaklina: “Nuk e di”.
Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?
Zhaklina: “Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta”.
Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm.
Kristi: “Sepse Zhaklina është person ‘non grata’”.
Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde.
Zhaklina: “Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj”.
Diskutime rreth kësaj post