Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri 19-vjeçar është gjendur i pajetë rreth orës 02:00 të mëngjesit, në apartamentin ku jetonte me qira
Mësohet se 19-vjeçari u gjet i pajetë në banjon e apartamentit, ku ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.
Dyshohet se aktin e vetëflijimit ta ketë kryer gjatë ditës së premte, pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës, i cili ka sinjalizuar edhe policinë.
Ndër të tjera, mësohet se i riu ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit turistik të verës, të punonte si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut.
Ndërkohë, mësohet se prindërit e tij janë emigrantë në Greqi.
Diskutime rreth kësaj post