Turistët e huaj që do të frekuentojnë jugun e vendit në këtë sezon veror do të duhen t’i paguajnë shërbimet në monedhë shqiptare. Ky është një vendim që është marrë nga thuajse të gjithë operatorët turistikë dhe administratorët e hoteleve dhe njësive të tjera të shërbimit, si një masë e detyruar për shkak të rënies së vazhdueshme të kursit të këmbimit mes valutës evropiane dhe lekut shqiptar.
Pavarësisht rritjes së çmimeve për shkak të pagesave në lekë, operatorët turistikë kanë më shumë prenotime, ndërsa hartës së nacionaliteve të pushuesve i janë shtuar edhe ato iberikë.
Këtë vit, Vlora pritet të ofrojë paketa më të plota për pushuesit, ku përfshihen guida turistike në parkun Karaburun-Sazan, si dhe vizita në pjesët historike të qytetit dhe rrethinave të tij.
Diskutime rreth kësaj post