Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i cili është edhe kryetar i komunës së Gjakovës komentoi anulimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, planifikuar për sot. Për “Ballkan Update”, ai shprehu keqardhjen ndërsa shtoi se shpreson që mbledhja të mbahet sa më shpejt.
Ai tha se e mirëkupton kryeministrin Edi Rama, duke iu referuar asaj që tha ditën e djeshme në konferencë, por shtoi se duhet të kishte më shumë përpjekje nga të dyja palët për të komunikuar. Sipas tij, është e nevojshme angazhimi i menjëhershëm për të dalë nga kjo situatë në të cilën është përfshirë Kosova.
“Si kryetar i Gjakovës më vjen keq që nuk është mbajtur dhe shpresoj që të në ardhmen të dy qeveritë të vendosin të mbajnë takimin por më duhet të them se ka qenë evidente që nuk ka pasur atmosferë në Kosovë për mbajtjen e një takimi që ka karakter shumë ceremonial, të një bashkëpunimi dhe vëllazërie, ka munguar atmosfera.
Rama ka qenë i saktë por besoj që ka qenë desh me gjet mënyra për të komunikuar edhe nga ana e Kosovës edhe e Shqipërisë. Nuk jam ndjerë mirë që nuk është mbajtur ky takim por ka pasur pak atmosferë politike dhe diplomatike për ta mbajtur atë. Mendoj se të gjithë duhet të angazhohemi me gjetur rrugën dhe për të dalë prej këtij qorrsokaku në të cilin jemi futur. Jemi të shqetësuar në aleancë me gjendjen në të cilën kemi mbërritur kryekëput me faj të qeverisë së Kosovës.“, theksoi Gjini.
Diskutime rreth kësaj post