Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se drafti për Asociacionin i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për komunat me shumicë serbe nuk është ndarë me institucionet e vendit.
Sa i përket anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Vjosa Osmani refuzoi të komentoi duke thënë se kjo është çështje mes dy qeverive.
“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulen bashkë, duhet të ulen bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra.
Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”, tha Osmani.
Diskutime rreth kësaj post