Një e mitur është ngacmuar seksualisht nga mësuesi në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Ngjarja u bë publike pas shpërndarjes së një videoje, e filmuar me gjasë nga një nxënës tjetër i shkollës, ku shihet mësuesi teksa puth nxënësen 12-vjeçare në klasë.
Suela Koçibellinj, aktiviste për mbrojtjen e fëmijëve tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se fakti që situata është filmuar tregon se abuzimi ka ndodhur edhe më përpara.
“Mësuesi ka prekur hapësirën private të të miturës, që me siguri as nuk e di ku e ka hapësirën e saj private. Ajo që shihet në video është një person që vepron, sulmon një të mitur që është i pambrojtur dhe nuk e kupton çfarë po ndodh. Një situatë që filmohet, më lë të kuptohet nga eksperienca ime që ka ndodhur më përpara”, tha aktivistja.
Diskutime rreth kësaj post