Euro i është kthyer një trendi rritës prej ditës së djeshme në raport me Lekun, i cili megjithatë vijon të shfaqet i fortë përballë monedhës europiane pavarësisht lëvizjeve të dy ditëve të fundit.
Banka e Shqipërisë bën me dije se gjatë ditës së sotme një euro është këmbyer mesatarisht me 106.77 lekë duke fituar 0.51 pikë krahasuar me ditën e djeshme.
Euro ka rekuperuar më shumë se një pikë në raport me Lekun nga dje, por kjo nuk mjafton për të rekuperuar rënien e fortë të dy javëve që sapo kaluam.
Monedha europiane u fut në një cikël rënës përballë Lekut para dhe pas zgjedhjeve lokale në vend, një fenomen ky i ndikuar nga zhvillimet e jashtme, por sidomos edhe prej faktorëve të brendshëm siç janë hapja e sezonit të turizmit, por edhe përmbytjes së tregut me para të pista, të cilat po pastrohen masivisht.
Diskutime rreth kësaj post