Ekrem Imamoglu ka qenë gjithmonë i prerë në kritikat ndaj qeverisë dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Por, kur bëhet fjalë për partinë e tij, kryetari i Stambollit ka zgjedhur me kujdes fjalët, raporton dailysabah.
Megjithatë, papritur, ai hodhi ‘kritika’ ndaj Partisë Popullore Republikane (CHP) pas humbjes në balotazh kundër Erdoganit më 28 maj, transmeton Telegrafi.
Ai la të kuptohet se mund të sfidonte administratën aktuale të partisë të udhëhequr nga Kemal Kılıçdaroglu.
“Unë do të kandidoj vetëm për një gjë dhe ky është për ndryshimin e madh në Turqi, ashtu siç bëmë në Stamboll”, tha Imamoglu para gazetarëve.
Ai i dha fund dominimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Stamboll pasi në zgjedhjet lokale të vitit mposhti mikun e Erdoganit, Binal Yildirim.
Kryebashkiaku u konsiderua nga disa mbështetës të CHP-së si kundërshtari më i fortë i presidentit aktual Erdogan për zgjedhjet e 14 majit. Në fakt, ai ishte një nga dy kryetarët e komunave, së bashku me Mansur Yavaş të Ankarasë, që pritej të sfidonte Erdoganin në emër të një blloku opozitar prej gjashtë partish.
Megjithatë, blloku ra dakord të emërojë Kılıçdaroglun, i cili ka humbur deri më tani të gjitha zgjedhjet ndaj Erdoganit.
CHP ka planifikuar që gjatë këtij viti të organizojë zgjedhje brenda partisë për të zgjedhur kryetarin e saj të ardhshëm.
Megjithatë, Kiliçdaroglu nuk tha hapur nëse do të kandidonte sërish për vendin prestigjioz në krye të partisë kryesore opozitare të Turqisë.
“Politika ka nevojë për një model të ri, një të ardhme të re. Ne duhet ta ndërtojmë. Opozita duhet të analizojë se cilat kanë qenë mangësitë e saj. Duhet të promovojmë ndryshimin në krejt opozitën”, tha ai para gazetarëve.
Diskutime rreth kësaj post