Filantropisti amerikan George Soros i ka dorëzuar drejtimin e perandorisë së tij prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij Alex. Një zëdhënës i Soros, një mbështetës i madh i kauzave liberale dhe demokratike, konfirmoi planin pasi u raportua fillimisht nga “Wall Street Journal”.
I intervistuar gjithashtu nga gazeta “Walll Street Journal”, Alex Soros u shpreh se kishte pikëpamje më pak politike në krahasim me babain e tij. Alex deklaroi gjithashtu se do të vazhdojë të dhurojë paratë e fondacionit për kandidatët politikë të SHBA me prirje të majtë dhe do të zgjeronte prioritetet e fondacionit duke përfshirë të drejtat e votimit dhe abortit, si dhe barazinë gjinore.
Alex diplomuar në histori, është i dyti më i riu nga pesë fëmijët e tij dhe i vetmi anëtar i familjes që merr drejtimin e Fondacionit Soros. Ky fondacion është aktiv në më shumë se 120 vende dhe gjeneron rreth 1.5 miliardë dollarë në vit drejt forcimit të shoqërisë civile, avancimit të të drejtave të njeriut dhe luftimit të korrupsionit, duke përfshirë “Global Witness” dhe Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Soros ka qenë prej kohësh një objektiv i teoricienëve konspirativë të krahut të djathtë dhe antisemitë në Shtetet e Bashkuara, si dhe në vendlindjen e tij në Hungari. Fondacioni mbylli zyrën në Budapest në vitin 2018 dhe u zhvendos në Vjenë pas një fushate “Stop Soros” të udhëhequr nga kryeministri hungarez Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz.
Diskutime rreth kësaj post