Koalicionet shqiptare do të përfaqësohen nga 3 deputetë në parlamentin e ri të Malit të Zi të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2013. Dy deputetë nga Forumi Shqiptar i Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha dhe Genc Nimanbegu nga lista e Aleancës Shqiptare.
Veç këtyre në parlamentin e Malit të Zi janë dhe shqiptarët Dritan Abazoviç (URA), Drita Llolla ( DPS) dhe Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve por për Genc Nimanbegu, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare” ata nuk nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve.
“Listat autoktone shqiptare sipas ligjit zgjedhor prodhojnë tre deputetë shqiptarë. Shqiptarët etnikë në listat e tjera vazhdimësisht nuk kanë prodhuar me të njëjtën frymë me ne. Ato ishin kundërshtarët tanë politikë për vite me radhë. Nëse duan të mbështesin politikat tona në afatmesëm atëherë mund të deklarohet qartazi që janë 6 deputetë shqiptarë” thotë Nimanbegu në një intervistë televizive.
Me “Forumin Shqiptarë” kanë lënë mënjanë akuzat për të shtrirë dorën për bashkëpunim së bashku dhe me deputetët e tjerë të pakicës me qëllim çuarjen e Malit të Zi drejt rrugës europiane.
“Do të vijojmë politikat e deritanishme të përmirësimit qoftë gradual, apo të menjëhershme të kërkesave tona. Është një rezultat i mirë edhe për pakicat e tjera. Kroatët do të rikthehen në Malin e Zi pas një sabotazhi të cilin e kishin në 2020 dhe ishin jashtë. Ai sabotazh ndoshta ishte përpjekje e politikave pro serbe atëherë. Boshnjakët kishin një ngritje rreth 32 % të numrit të votave dhe do të pozicionohen një subjekt mjaft i fuqishëm me 6 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi. Me këto deputetë kemi ngritur një platformë të përbashkët që nga viti 2012 dhe si deputetë me interesa të përbashkëta do të paraqesim një shtyllë të fortë për vijimin e rrugës pro europiane dhe pro euroatlantike në Shqipëri” tregon bartësi i listës “Aleanca Shqiptare”.
Diskutime rreth kësaj post