Ministri i Jashtëm i Grëqisë Nikos Dendias ka dhënë një mesazh të fortë ndaj Shqipërisë, duke e kërcënuar sërish për çështjen e integrimit në BE.
Duke folur për “Kathimerini” në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, Dendias u shpreh se ky veprim do të konsiderohej skandal në çdo shtet të BE-së. Prandaj ai theksoi se do të mbështesë vendet e Ballkanit drejt integrimnit vetëm nëse ata respektojnë rregullat e unionit. Duke përfshirë këtu Shqpërinë.
“Çdo shtet që aspiron BE-në në Ballkanin Perëndimor, duhet të respektojë edhe rregullat brenda unionit”, tha ai.
Kujtojmë se pak javë më parë disa zyrtarë grekë kanë paralajmëruar se do të pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post