Gazment Bardhi mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Pas vendimit për zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike më 29 Korrik, 8 anëtarë të Kryesisë së PD kanë kërkuar që krerëve të degëve t’i zgjatet mandati dhe të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore. Ky vendim është propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba.
Tetë anëtarë të Kryesisë së PD-së kanë vendosur që përmes një vendimi qarkullues të komandojnë kryetarët e degëve në të gjitha rastet kur janë krijuar vakancat.
Komandimi i kryetarëve të rinj u hap rrugë certifikimit të anëtarësisë dhe përgatitjes së zgjedhjeve në të gjitha degët në 29 korrik për kryetarin e Partisë.
“Me qëllim ruajtjen e funksionalitetit dhe aktivitetit të partisë në nivel dege, Kryesia e PDSh, në kohë të ndryshme, në zbatim të nenit 42 të Statutit ka vendosur komandimin e kryetarëve të degëve në të gjitha rastet e krijimit të vakancës ose në rast të mungesës së aktit të komandimit ka autorizuar personat e shënuar në listë të kryejnë funksionet e kryetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe në përfaqësimin me të tretët. Nisur nga fakti që këto veprime janë kryer në kohë të ndryshme vlerësojmë se është e nevojshme që kjo kryesi të hartojë një listë të përditësuar të të gjithë kryetarëve të degëve në detyrë, të zgjedhur, të komanduar apo të autorizuar”, thuhet në relacionin e projektvendimit.
Më tej bëhet e ditur se “Kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve të kryetarit të degës u ngarkohet me vendimin e datës 06/07 qershor 2023 me të cilin Kryesia e PDSh vendosi fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë. Duke marrë shkas nga fakti që vendimi i datës 06/07 qershor 2023 përcakton afate të ngushta kohore për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë dhe të faktit që nuk jemi në kushtet e propozimit të emrave të rinj, vlerësojmë se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi mund të merret në formën e vendimit qarkullues”, thuhet në vendim.
Diskutime rreth kësaj post