Ish-deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, pas vdekjes së Silvio Berlusconit ka treguar se pas atentatit që iu bë në vitin 2000, e dërguan për shërim në Itali, ku kishte qëndruar një vit të plotë. Sipas tij, Silvio Berlusconi dhe qeveria e tij i mbuluan të gjitha shpenzimet.
“Ishte viti 2000, ku pas atentatit me derguan per sherim ne Itali, ku qendrova per 1 vit te plote. Ne Itali me derguan me plage te renda e ne koma, dhe pothuajse pa shenja jete. Por zoti dhe Italia ma riktheu ne jete.
E meritat pse une sot jam gjalle i takojne edhe Silvio Berlusconit, qeveria e te cilit i kishte mbuluar te gjitha shpenzimet e trajtimin tim! Sot, ndjej pikellim per vdekjen e Berlusconit, nje mik i madh i shtetit te Kosoves! Zoti e bekoftë” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post