Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka komentuar tensionet në mbledhjen e Kryesisë që u mbaj më 6 qershor, ku pati edhe dhunë verbale mes militantëve të Bashës, deputetëve të grupit e anëtarëve të Kryesisë.
Në një postim në ‘Facebook’, Korreshi mbështet edhe qëndrimin e Bashës, i cili lidhur me këto përplasje tha se ata militanë duhet të përjashtohen nëse mbajnë funksione të caktuara.
Korreshi shkruan se ata që ushtruan dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa përmend edhe ndryshimet në statut që u miratuan në Këshilli Kombëtar të 15 janarit 2022.
Postimi:
“Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj se ka të drejtë. Standardi duhet ruajtur. Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës!”, deklaron Korreshi.
Kryesia e PD vendosi pas një mbledhje gati 10 orëshe, mes tensioneve dhe përplasjeve të ashpra hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 Qershor dorëzohen kandidaturat.
Diskutime rreth kësaj post