Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar.
Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka ndarë lajmin për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJESI dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post