Nisi të thurë me kallama që në moshën 10-vjeçare dhe tashmë zanatin ua ka trashëguar fëmijëve, artizani Shazhiman Shoshari nga Bilishti i Korçës, që prej 15 vitesh transferohet në Lezhë bashkë me familjen, gjatë sezonit veror.
Ata punojnë çadrat e kashtës, duke furnizuar gjithë zonën bregdetare nga Velipoja në Tale.
“Janë punë të bëra me dorë. Dhe kudo kam shitur çadra njerëzit kanë mbetur të kënaqur. Ka shumë vështirësi”, tha Shoshari.
Ky zanat ka vështirësi të shumta, që nisin që me sigurimin e lëndës së parë, por është i kanaqur që puna tij vlerësohet.
“Bëj çadra, rrogoz, etj. Sipas kërkesave. falenderoj popullin e lezhës sepse janë korekt”, tha ai. shazhiman shoshari artizan
Kërkesat për çadra kashte, janë të shumta në këtë periudhe ndaj gjithë familja Shoshari është punësuar, përfshirë dhe fëmijën në moshën 8-vjecare.
“Ka shumë vështirësi dhe shpenzimet por kjo është puna jonë. Punojmë për të jetuar”, tha Valbona shoshari.
Pjesa më e madhe e çadrave artizanale të vendosura në vijën bregdetare të Shëngjinit e Velipojës, janë punuar nga duart e familjes Shoshari.
Diskutime rreth kësaj post