Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, thotë se të gjithë ato që përmendin emrin e saj në studiot televizive, se është pjesë e kthimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së, të guxojë t’i kërkojnë publikisht Berishës që të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, në mënyrë që Partia të hyjë në reformë të plotë.
Mjerisht sipas saj, pjesa me e madhe janë burra.
Shkrimi i plotë i Açkës:
“Tirania e burrecëve të Tiranës
Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike, edhe ju finët perfidë që bëni lajme me sms të diktuara nga padurimi dhe pabesia, para se të thoni se jam pjesë e kthimit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, bëni mirë më së pari, në kor ose më vete, t’i shihni të vërtetat në sy:
Guxoni t’i kërkoni publikisht zotit Sali Berisha të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe partia të hyjë në reformē tē plotë.
Ndërkohë që ju bënit pallate e vinit pasuri kür të djathtët – edhe të majtët – ishin në pushtet, unë shkruaja libra.
Në kohēn kür ju pushtonit ngastra publike për vilat tuaja, unē botoja libra me paratë e xhepit tim për ta moderuar vitrinën shqiptare.
Ndërkohë qē ju ruanit si tē joshnit të renë e radhës që shfaqej për punë në derēn e redaksisë, unë flisja për demokracinë dhe deformimet që po i ndodhnin asaj nga të majyë e të djathtë.
Ndëkohë që ju hynit në paradhomat e kryeministrave si langonj për ndonjë teke uiski a për t’i kërkuar ta emëronte shef kadastre ndonjë bashkēfshatarin tuaj, unë lexoja poezi shqipe tribunave të botës, duke i shitur botës Shqipërinē e bukur.
Ju jeni bashkëfajtorë në shkatërrimin e Opozitës shqiptare me oportunizmin tuaj, me flirtet tuaja, me paturpësinë tuaj.
Ndaj, për shkak të asaj frike kanunore a korruptive me të cilën jeni mēsuar të mbijetoni, nuk guxoni të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin keni besë, apo të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin, a me të cilët Lulzim Basha po u ktheka në parti.
Deri kur ajo parti të bëhet, ju siguroj se do të kem shkuar në një parti tjetër, ku demokracia është e sanksionuar nga ligje të epërme.
Nuk shqetësohem që mē përmendni, por që nuk jeni përmendur akoma për dëmin që po i bēni demokracisë shqiptare”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post