Biznesmeni Gjergj Luca, ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, me veprimet e ndërmarra nga qeveria e Kosovës, të cilat nuk kanë qenë në përputhje me rekomandimet e bëra nga ndërkombërët, sa i takon tensioneve në komunat me shumicë serbe.
Ai ironizoi situatën duke bërë një paralelizëm me një histori të treguar mes luanit dhe lepurit, ku luani personifikon Adem Jasharin, ndërsa lepuri qeverinë aktuale të Kosovës të drejtuar nga Kurti.
Qartazi kundër qëndrimeve të mbajtura nga qeveria e Kosovës karshi ndërkombëtarëve sa i takon situatës në veri, Luca tha se politikanët drejtues duhet që të mendojnë sesi do të sillej sot Adem Jashari, kur Kosova tashmë është në paqe dhe lufta ka mbaruar.
Postimi:
“Në mëngjes ku shkoj për punë, kaloj para këtyre burrave të mëdhenj të kombit, para Lekës, Gjergjit, dhe Bacës Adem. Këto ditët e fundit më kujtohet një moment kur mblodha disa të rinj dhe hapa një konkurs për të bërë këtë përmendore. I pyeta të rinjtë si e ndjenin ata ta përgjithësonin këtë burrë të madh.
Në fund u thashë: A e keni parasysh atë luanin që rri majë gurit dhe sheh gjithë horizontin aty para. Kushdo që kalon aty sheh atë luan dhe di që ai është territori i tij. Unë dua që ai monument të jetë kreshta e luanit, simbolit më të fortë që është mbi tokë. Siç e shihni Baca Adem është si kreshtë luani që shikon në horizont gjithë hapësirën.
Këto ditë kemi qenë të gjithë shumë të ngarkuar emocionalisht për Kosovën vetëm se unë nuk e di që këta politikanë që shkojnë ditën e vdekjes dhe mbarojnë atë ritin e përhershëm a flasin ndonëherë me të, a e pyesin këtë njeri sesi do sillej sot në paqe kur lufta ka mbaruar dhe Kosova ka kufijtë e saj. Më kujtohet një përrallë e babës tim që sa herë që shisja mend kur isha fëmijë më thërriste.
Këtë dua t’ua tregoj atyre politkikanëve në Kosovë. Ajo përrallë ka lidhje me luanin, një ditë luani po rrinte në pyll dhe një moment i vjen Lepuri. I thotë ‘ku je mbret, si je’. Mirë i thotë luani. I thotë lepuri ‘ty të respektojnë të gjithë kur kalon dhe hijen e bën të madhe por a e di se edhe mua më respektojnë’.
Në fund të rrugës Lepuri i thotë a e sheh se më respektuan të gjithë, nuk je vetëm ti burrë i fortë, jam edhe unë. Luani i thotë, ‘dakord por rrugën e kthimit duhet ta bësh vetë.
Ky është mesazhi im për politikanët në Kosovë që mos të harrojnë që kanë një rrugë kthimi që duhet ta bëjnë pa luanin”,-tha Luca.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka mbajtur një qëndrim kundër rekomandimeve të ndërkombëtarëve sa i takon situatës së krijuar në veri të vendit, duke e konsideruar si veprim legjitim ndërhyren e policisë për të garantuar që kryetarët e zgjedhur të 4 komunave të ushtrojnë detyrën e tyre në bazë të ligjit.
Po ashtu, qeveria e Kosovës ka komentuar si të panevojshëm draft-statutin e propozuar nga Rama për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft të cilin kryeministri i Shqipërisë e ka dërguar në tryezën e Macron dhe Scholz, duke mos e konsultuar më parë me Albin Kurtin.
Diskutime rreth kësaj post