Mëngjesin e sotëm, 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë raketash dhe eksplozivësh, tha ministria e mbrojtjes e Turqisë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:45, në periferi të kryeqytetit, Ankara.
Në zonë kanë mbërritur menjëherë disa autoambulanca dhe zjarrfikëse.
Xhamat e dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit.
Anëtarët e familjes nxituan menjëherë në fabrikë, ndërkohë ka nisur hetimi për shkakun e shpërthimit.
Diskutime rreth kësaj post