Ky është 33-vjeçari Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega.
Ngjarja ka ndodhur në 1 qershor, ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri dhe do të prehet të dielen e 11 qershorit në vendlindjen e tij Kallmet.
Familja e viktimes dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetonin në të njejten lagje dhe kishin marrëdhenie të mira, ndërsa motivet e krimit të rëndë që ka tronditur të gjithë fshatin, mbeten ende të paqarta.
Autori nuk ka pranuar të rrëfejë asgjë para kamerave, lidhur me motivin që e shtyu të kryente ngjarjen e rëndë.
Dëshmitarët thanë se 52-vjeçari Petrit Gega, kishte ndjekur me thikë në dorë viktimën dhe pasi e sulmoi, u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar një orë më vonë nga policia.
Kamerat filmuan vrasjen
Kamerat e sigurisë së rrugës Santa Maria, kishin filmuar të gjithë skenën e sherrit të ndodhur mes dy lezhjanëve.
Fillimisht mes viktimës Alfons Kola dhe autorit Petrit Gega, ka pasur një debat verbal më pas ka ardhur goditja me thikë.
33-vjeçari humbi jetën në spital, për shkak të plagëve me thikë ndërsa autori, i cili punonte si murator në Itali, u arrestua një orë më vonë në banesën e tij ku jetonte me familjen.
Diskutime rreth kësaj post