Çifti i sapomartuar Klea Huta dhe Elgit Doda, rrëfyen mbrëmë në emisionin “Më Lër të Flas”, emocionet dhe prapaskenat nnga dasma përrallore që bënë të dielën e kaluar në jug.
Ata treguan për publikun edhe “defektet” e defektete e vogla të dasmës.
Të pyetur se çfarë ishin disa nga gjërat që nuk shkuan gjatë ceremonisë, këngëtari tregoi se e vuri unazën nga krahu i djathtë, dhe se nuk i tha asgjë askush.
Për sa i përket unazës ai tha se nuk do ta mbajë në gisht.
“Kam vendosur ta bëj varëse unazën, nuk na mban unaza”, tha Elgiti.
Ndërkohë, moderatorja tha se nuk e kishte problem: “Si ta ndiejë ai, si të jetë ai më rehat, është trupi i tij personal”.
Klea tregoi edhe një situatë tjerët të sikletshme gjatë ceremonisë.
“I kisha lyer buzët me një shkëlqyes që kishte acid hialuronik, dhe ajo është pak “spicy” (djegës) edhe kur më puthi, filloi duke iu skuqur pak buza duke iu mpirë pak”, tregoi ajo.
Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë.
Klea dukej magjepsëse me një fustan të bardhë saten ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht.
Ndërsa pjesën e bustit, ajo zgjodhi ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla.
Nga ana tjetër, Elgiti zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.
Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.
Diskutime rreth kësaj post