Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në Euronews Albania këtë të premte për të folur rreth situatës në Kosovë dhe draft-statusit për Asociacionin të propozuar nga Rama.
Ngjela tha se Rama nuk është mbret, dhe nuk ka kuptim të propozoj një draft-status te presidenti i Francës, pasi vetë Franca asnjëherë nuk ka qenë pro trojeve shqiptare. Më tej Ngjela tha se është SHBA-ja ajo ku duhet të mbështetemi pasi ajo na e dha Kosovës e madje edhe në këtë situatë të tensionuar Kosovë-Serbi ajo i pranoi e para zgjedhjet në veri.
“SHBA ishte e para që pranoi zgjedhjet e komunave të veriut, kjo është “thembra e Akilit”. Pastaj se në çfarë godine do qëndrojnë është çështje tjetër. Kurti kishte të drejtë sepse serbët u tërhoqën nga zgjedhjet dhe hoqën të gjithë strukturën administrative”,–tha avokati.
I pyetur nëse mendon se Kurti mund të shpallet non grata nga SHBA, Ngjela tha se këto janë lajme të rreme dhe se një gjë të tillë mund ta besojë vetëm nëse e dëgjon nga Uashingtoni.
“Kush e ka thënë këtë? Informacionet e Beogradit që vijnë këtu me tellallët e tyre. Nuk po përmend emra, po ka shumë analistë që dalin nëpër media dhe paguhen o nga Moska, o nga Beogradi. Unë nuk merrem fare me ta, kur të flasë Uashingtoni atëherë do flasim edhe bashkë”,-tha për Euronews Albania Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post