I ftuar në një emision televiziv, analisti Ilir Demalia ka komentuar draft-asociacionin e kryeministrit Edi Rama pë zgjidhjen e situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Demalia u shpreh se kjo paketë nuk është ideja e Ramës, por e SHBA-së.
“Unë mendoj se edhe ajo paketë nuk është ide e Ramës, por është e perëndimorëve, SHBA-së. Ata ia kanë dhënë Ramës mbase për të bindur Kurtin. Rama është në të njëjtën linjë me perëndimorët. Në këtë rast, si politik dhe si diplomaci po vepron saktë. Kështu është e çuditshme kokëfortësia e Kurtit”, u shpreh Demalia.
Diskutime rreth kësaj post