Një turiste polake 55-vjeç ka ndërruar jetë më qytetin e Durrësit, pasi ka rënë akdidentalisht nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot, në lagjen nr. 13 në Durrës.
Njoftimi i plotë
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Diskutime rreth kësaj post