Ish-ministrja e Jashtme e qeverisë së Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar në lidhje draftin e propozuar nga kryeministri Rama për krijimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në Twitter Haradinaj shprehet kundër një drafti të tillë, pasi sipas saj ka si qëllim ndarjen e Kosovës.
“Pra tash “agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj në Twitter.
Kujtojmë se përmes një konference për media, Rama njoftoi se drafti për Asocacionin i propozuar nga qeveria shqiptare i është dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, me qëllim ç’tensionimin e situatës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Diskutime rreth kësaj post