Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj nuk dha një përgjigje të prerë kur u pyet nëse do ta mbështesë Lulzim Bashën për kryetar të PD apo jo.
Ai u shpreh se mbështet një parti me rregulla dhe me pushtete të ndara.
“Unë mbështes një parti një rregulla statutore , me pushtete të ndara, me pushtetet që kontrollojnë kryetarin, me pushtete të decentralizuara”, tha Alibeaj.
Alibeaj po ashtu sqaroi pse PD nuk funksionoi me zgjatje te mandatit te kryetarit te komanduar.
“Zhvillimet në PD janë publike, po e them dhe unë që do duhet një orëq e më parë që PD të marrë formën e saj të funksionimit të saj. Zgjatja e drejtimit të saj me kryetar të komanduar nuk ishte zgjidhje më e mirë. Ka qenë një vendim i kryesisë dhe grupit parlamentar, të gjithë ramë dakord që do vazhdonim me kryetar të komanduar deri pas zgjedhjeve. Ishte e arsyeshme, e nevojshme që sapo të mbaronin zgjedhjet të futeshim në proces. Nuk arrij ta kuptoj që edhe pas një zgjatje pas një viti e ca ne të marrim kohë!! Kohë për çfarë? Unë e kam thënë që duhet të heqim dorë nga ajo që fati i një partie varet nga emri i një individi. Secili është kryetar i partisë, rregullat janë ato që e bëjnë partinë”, theksoi Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post