Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme.
Edhe pse në Kuvend, si çdo të enjte do të mblidhen deputetët, me sa duket Rama ka vendosur mos jetë i pranishëm.
“Në orën 11:30 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë konferencë për shtyp në Kryeministri”, thuhet në njoftim.
Nuk dihet se cila është arsyeja që Rama ka thirrur konferencën urgjente, por ditët e fundit ka pasur një sërë zhvillimesh të nxehta.
Kujtojmë se 6 ditë më parë u arrestua sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender.
Në pranga bashkë me Joana Duron ka rënë edhe Laura Shteto, me detyrë specialiste.
Po ashtu edhe Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit u arrestua po me urdhër të SPAK dy ditë më parë.
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues.
Diskutime rreth kësaj post