Partia Demokratike në vend që të investohet për ribashkim, duket se me skenarët e fundit të dhunës po e thellon akoma më tej ndarjen mes fraksioneve të saj.
Analisti Frrok Çupi theksoi se Partia Demokratike në thelb po manifeston atë që është, pasi ajo ka jetuar përmes përçarjeve dhe konflikteve. Sipas tij, filozofia e veprimit në Partinë Demokratike janë aktet e dhunës.
“PD po manifeston atë që është, PD ka jetuar përmes çarjeve dhe konflikteve. Filozofia e PD është dhuna. Nuk ka një institucion, Ajo nuk ka pasur kurrë institucione, Me carë do të bashkohesh, në politikë bashkohesh përmes institucioneve. PD ka pasur një tiran që e ka dhunuar dhe me atë dhunë Sali Berisha do e kishte mbajtur një parti të dhunshme, që vret njerëz, një parti që korruptohet do ta kishte mbajtur për 100 vjet, në momentin që tentoi PD për të dalë nga dhuna, ajo u thërrmua. Dhuna dje ishte më e lehte se sa janari, por dhunë ishte. Një parti që i shkon mendja te dhuna nuk përfaqëson popullin. Jam në dilema se pse PD, u dashka ribërë, gjë që më duket një gjë e pamundur”, tha ai.
Gjatë intervistës në ABC News, Cupi u shpreh se Partinë Demokratike të gjithë e duanë për punët e tyre dhe nuk po punojnë për t’u shndërruar në alternativë për qytetarët shqiptarë.
“Të gjithë e duan partinë për punët e tyre dhe ky është defekti i tyre. Është një ndërmarrje që e duan të gjithë dhe e duan sa më të dërrmuar, me qëllim që ta blejnë lirë. Basha e do për arsye se ende është i regjistruar si kryetar i PD. PD është një parti që nuk ka lidhje me veten e vet. Jeton në shtëpinë e ndërtuar nga të moçmit e vet. Atje janë njerëz që më shumë kanë marrë se sa kanë dhënë. Nuk kanë një fe politike dhe nuk kanë ideologji”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post