Pas më shumë se 9 orë mbledhje të kryesisë së Partisë Demokratike, 17 nga 29 anëtarë të saj vendosën që kryetari i ri të zgjidhet në 29 korrik.
Kjo shkaktoi debate të shumta brenda mbledhjes për shkak se një pjesë e anëtarëve, deputetë demokratë, kërkuan që fillimisht të bëheshin zgjedhjet në degë dhe në fund zgjedhja e kryetarit të ri.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi zbuloi se si u hodh në votim propozimi për zgjedhjen e kryetarit në 29 korrik, mes përplasjeve mes anëtarëve.
“Tensioni u krijua nga fakti që nuk pranohej të diskutohej asnjë propozim tjetër veç atij qe u votua. Ndërkohë që Jemin Gjana, Roland Bejko dhe Jonila Godole po propozonin versione që bashkonin të dyja qëndrimet. Ne kërkuam që po, duhet të kemi një version të unifikuar, që bën të mundur të dalim me vendim unanim dhe të gjejmë një version që bashkon dy qëndrimet. Bëri një propozim Land Bejko konkret për unifikim dhe sapo filluam të diskutojmë, nuk lejohej të flisnim nga të bërtiturat “votojmë votojmë votojmë vetëm versionin e datës 15 korrik””, tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post