Kryetarja e komisionit për çështje Evropiane në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëherit deputete e PD-së, Jorida Tabaku pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin e saj social shkruan se duhet të hiqen kufijtë, të bashkohen shqiptarët, informon Klan M.
Ja statusi i plotë i Tabakut:
“Kënaqësi krejt e veçantë diskutimi me Ali Ahmetin! Duhen bë të gjitha, tha me urtësinë e një politikani të vjetër, duhet me ba patjetër. Po s’e bamë ne tre vendet tona kush do ta bëjë? Duhet ba dhe infrastruktura edhe energjia, po me aq patjetër edhe arsimi dhe gjuha! Po, duhet me tejkaluar dhe ne veten tonë! Të shohim larg! T’i heqim këto kufijtë natyrorë e punojmë për shqiptarët” – ka shkruar Jorida Tabaku.
Ndryshe Jorida Tabaku mbrëmë u takua edhe me krerët tjerë të partive shqiptare në vend ku u diskutuan sfidat për të ardhmen e përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post