Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë arrestuar Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dhe tre persona të tjerë.
Në përgjimet ku administratori i kompanisë “Dricons”, Vladimir Topi flet për paratë që do jepeshin, sipas burimeve të Anila Hoxhës, tregohet skema se si u krye procedura dhe se si u krye pagesa.
Anila Hoxha tha se në një moment se nëpunësja Laureta Sheti telefonon Vladimir Topin dhe e pyet “po mua do më jepni ndonjë gjë, apo do bëj vetëm korrierin?”.
Ai i përgjigjet “ja t’i nis direkt”. Nëpunësja Sheto refuzon duke insistuar “tani t’i sjell Silvi”, i cili është i arrestuari i katërt me detyrë inxhinier pranë kompanisë.
Ky i fundit këmbëngul se nuk kishte dijeni që zarfi kishte para, ndërkohë që Sekretarja e Përgjithshme Joana Duro ka thënë se kishte kujtuar që zarfi kishte çokollatë, meqenëse shoqja e saj i kishte thënë se kishte diçka të ëmbël./ TCH
Diskutime rreth kësaj post