Një 20-vjeçare britanike akuzon se është përdhunuar nga një shqiptar gjatë verës kur ishte me pushime në Rodos të Greqisë.
“Mirror” shkruan se vajza pretendon se është përdhunuar nga një 23-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar. Ajo ka treguar se me shqiptarin kishin folur në rrjetet sociale për dy javë, deri në ditën që ishin takuar përballë.
Ajo tregoi se teksa kishin shkuar për not shqiptari e ka përdhunuar, më pas ka tentuar sërish për herë të dytë kur po shkonin në dhomën e hotelit, ku qëndronte 20-vjeçarja.
Shqiptari është arrestuar nga policia greke dhe nëse shpallet fajtor do dënohet me 10 vite burg. Shqiptari ka mohuar akuzat duke thënë se me vajzën kishin një lidhje.
Diskutime rreth kësaj post