Një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar, PD mbledh sot pasdite kryesinë. Të mbetur pa kryetar demokratët kërkojnë më shumë kohë për të nisur procesin e zgjedhjeve.
Në mbledhjen e grupit duket se ka gjetur dakordësi propozimi i Gazment Bardhit që riorganizimi të nisë nga seksionet dhe degët si edhe të lihet më shumë hapësirë për të tjera negociata me PD e Rithemelimit.
Pas grupit parlamentar, Gazment Bardhi i paraqiti platformën krerëve të degëve, të cilët kundërshtojnë formulën e ristrukturimit të propozuar nga deputetët. Burime bëjnë me dije se krerët e degëve kanë kërkuar që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike dhe të mos zvarritet procesi.
Diskutime rreth kësaj post