Një dokument zyrtar vërtetoi se Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë.
Gjithsesi çështja sot është një tjetër, ku duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë, janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me dije se po paguajnë shifra të kripura për ta veshur të njëjtin.
Mësohet se çmimi i qirasë (vetëm për 1 natë) së fustanit të Kiarës për një ceremoni martesore, ka shkuar deri në 1800 euro.
Dihet se shqiptarët kur vjen puna tek dasma nuk kursehen, por të paguash kaq shumë (për një natë) vetëm se e ka veshur Kiara është tjetër gjë.
Diskutime rreth kësaj post