Kryeministri Edi Rama, ndodhet për një vizitë në Kalabri të Italisë këtë të diel, ku është shpallur qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, në qytezën ku sipas tij, kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës.
Postimi:
“Kalabri – Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës”, shkruan Rama krahas videos në Facebook.
“Dua t’ju falenderoj te gjithëve këtu në sallë. Pasi vizitova tokën e arbëreshëve, kjo do jetë një kartolinë e bukur për zonën. Iu falenderoj shumë”, tha kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.
Diskutime rreth kësaj post