Klea Huta dhe Elgit Doda, kanë vendosur tashmë të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ditëlindjen e tretë të djalit të tyre, Kridit, një nga dasmat më të përfolura të këtij sezoni, pritet të jetë ajo e Klea Hutës dhe Elgit Dodës që do të mbahet këtë te diel, ku çifti i njohur për publikun e kanë konfirmuar edhe më parë datën e dasmës së tyre.
Mësohet se çifti ka zgjedhur Livadhin në jug të vendit, për të kurorëzuar dashurinë e tyre.
Dasma, e cila do të mbahet nesër me 4 qershor, pritet të mbledhë fytyra të njohura të showbizit dhe ekranit.
Pritet që ata të thonë “PO” përgjithmonë në bregdet, në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të ngushtë.
Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh tashmë, dhe kanë qenë gjithmonë një nga çiftet më të preferuar të publikut.
Ata janë edhe prindër të një djali, Krid!
Diskutime rreth kësaj post