Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku janë përplasur dy automjete tip ‘Audi’ dhe ‘BMW’.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre 3 vajza të mitura.
4 prej të plagosurve ndodhen në spitalin rajonal të Rrëshenit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post